Dy persona janë arrestuar në Stadiumin e Qytetit në Tetovë pasi tek ta janë gjetur lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Leshka dhe një 19-vjeçar nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë dhe një lëndë e murrme në formë kokrrizash, të cilat janë konfiskuar”, theksojnë nga policia, duke shtuar se “pas dokumentimit do të paraqitet parashtresë përkatëse”.TS