Policia e Gostivarit ka arrestuar tre persona për drejtim të pakujdesshëm të mjeteve motorike. Një 21-vjeçar është ndaluar në rrugën A2 me veturë të paregjistruar dhe pa patentë. Një 14-vjeçar nga Çegrani është kapur duke drejtuar motoçikletë pa leje, ndërsa një 22-vjeçar nga Vranjoci është ndaluar duke drejtuar veturë pa patentë. Automjetet janë konfiskuar dhe do të ngriten padi përkatëse, transmeton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume