Universiteti i Tetovës dhe ROI Academy Macedonia, më 27 prill 2026, e kanë formalizuar një
marrëveshje midis tyre përmes nënshkrimit të një Memorandumi bashkëpunimi, me qëllim
zhvillimin profesional të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për kërkesat e tregut të punës.
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe
drejtori ekzekutiv i ROI Academy, Arb Abdyli.
Ky partneritet parashikon krijimin e një sërë mundësish praktike për studentët, përfshirë trajnime
profesionale, aktivitete të përbashkëta dhe programe të dedikuara për zhvillimin e aftësive praktike.
Një nga pikat kryesore të marrëveshjes është ofrimi i bursave të plota për të gjithë studentët e vitit të
katërt të programit Informatikë – Shkenca Kompjuterike, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin
programet dymujore të ROI Academy.
Gjithashtu, palët kanë paraparë organizimin e punëtorive, sesioneve informuese dhe eventeve të
karrierës, me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri praktike dhe të lehtësohet integrimi i tyre në
tregun e punës.
Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt lidhjes më të ngushtë mes arsimit të lartë
dhe sektorit të trajnimeve profesionale, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale të
studentëve dhe në zgjerimin e mundësive të tyre të punësimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume