Tashmë gjithçka është në shesh. BDI çfarëdo që ka prekur, e ka lënë përgjysmë, shkel e shko. Ashtu e la edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. E patën 25 vjet në dorë dhe kurrë nuk e bënë ligj. Jo pse nuk mundën, por pse nuk u konvenonte. Sepse për ta kjo nuk ka qenë e drejtë e shqiptarëve, por biznes politik, mjet për punësime partiake, pazare dhe mbijetesë.

Kjo është e vërteta e tyre. Prandaj nuk bënë ligj. Sepse pa ligj, e kishin më lehtë të luanin me fatin e shqiptarëve, t’i mbanin njerëzit varur dhe të shiteshin si shpëtimtarë, ndërsa në prapavijë bënin hesapet për vete. E mbajtën këtë temë gjallë jo për ta zgjidhur, por për ta shtrydhur deri në fund.

Por ajo kohë ka marrë fund. Sot, pas 25 vitesh, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet LIGJ. Prandaj BDI bërtet. Jo se u dhimbsen shqiptarët, por sepse u ka ikur nga dora një mashtrim me të cilin kanë jetuar me dekada. Ata e mbajtën shqiptarin me rrena. Ata bënë vegël. Ne bëjmë LIGJ. Sepse shqiptarët nuk janë vegël. Shqiptarët janë LIGJ.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume