Një grua 27-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një takim kinse lidhur me një profil të rremë në rrjetet sociale. Sipas denoncimit, pasi kishte hyrë në automjetin e personit H.E., ajo kishte vërejtur edhe një mashkull tjetër në ulësen e pasme, ndërsa në vend të stacionit policor ata janë nisur në drejtim tjetër duke i bërë kërcënime dhe duke tentuar t’ia marrin telefonin celular. Rasti po hetohet nga policia.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume