Në një deklaratë për media, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni.

“Unë kam kërkuar që në ditën e parë zgjedhje të parakohshme, por s’është befasi. Nesër me pas zgjedhje jam i gatshëm sigurisht”, tha Ahmeti.

Nga ana tejtër kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë zgjedhje parlamentare

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Pas atyre zgjedhjeve partia që ai udhëheq do të margjinalizohet. Dhe unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan vendin”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen se si e komentoni deklaratën e kryetari të LSDM-së, Venko Filipçe se Bullgaria nuk po konteston identitetin maqedonas por Kryeministri po shpik armiq artificialë.

Mickoski tha se i vjen keq që opozita përsëri filloi të gjunjëzohen ndaj interesave të vendeve të huaja në vend që të rijnë krah për krah me qeverinë në mbrojtje të interesave të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume