Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën lokale mes fshatrave Dobarcë dhe Çiflik të Tetovës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa janë lënduar edhe dy persona të tjerë, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 4 nëntor rreth orës 16:05, ndërmjet një veture “Opel Corsa” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.Ç. (55) nga Çifliku, dhe një katërrotori (ATV) me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte B.S. (34) nga fshati Llërc.

Siç mëson Tetovasot, drejtuesi i katërrotorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij 16-vjeçar dhe drejtuesi i veturës kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.