Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Shkupit, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës rajonale Shkup–Veles me rrugën komunale Jurumler–Lisiçe e Poshtme, mes një veture “Shkoda” dhe një motoçiklete.

“Nga aksidenti, motoçiklisti M.P. (33) nga Idrizova ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e SPB Shkup.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume