Në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup është aktivizuar alarmi i zjarrit, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të vizitorëve.

Sipas informacioneve zyrtare, alarmi është shkaktuar gabimisht nga një blerës që ka shtypur butonin e alarmit. “Është aktivizuar alarmi te një qiramarrës, por gabimisht. Nuk ka asnjë zjarr dhe qendra tregtare është e sigurt”, thanë nga “East Gate”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume