Policia ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe një të mitur, pasi gjatë kontrolleve u është gjetur drogë.
Sipas MPB-së, në lokacione të ndryshme të Shkupit janë privuar nga liria A.A. (18) nga Stajkovcë dhe një i mitur nga Srbica.
“Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë”, thuhet në njoftimin policor.
Pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë kallëzimet përkatëse.TS