Një rast i rëndë është denoncuar në SPB Tetovë, ku policia ka arrestuar dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeç nga fshatra të rrethinës së Tetovës, pas dyshimeve për “ngacmim seksual” me elemente të marrëdhënies seksuale ndaj një të miture, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur një vajzë 15-vjeçare, duke u kthyer nga Tetova me një furgon të cilin e drejtonte 58-vjeçari, është detyruar me forcë në marrëdhënie seksuale.
Rasti është bërë publik pasi e mitura ia kishte treguar ngjarjen nënës së saj 37-vjeçare, e cila sipas denoncimit ishte në lidhje me të dyshuarin, por nuk e kishte paraqitur rastin në polici.
“Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.