Një djalë 24-vjeçar nga rajoni i Kërçovës është privuar nga liria sot në orën 00:10, pasi në polici ishte denoncuar se me thikë ka sulmuar dy persona.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njofuan se djali para një objekti hotelierik me vendndodhje në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë, me thikë kishte sulmuar N.Sh. (20) dhe D.Sh., të dy nga Kërçova, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj sulmuesit do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtohet në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume