Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtarë Shkup pasi rezultonte në listën e Interpolit të Gjermanisë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për S.A. (64), i cili gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se figuronte me masën “arresto”.
“Ai është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, njofton MPB.TS