Në kuadër të fushatës kombëtare me moton “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”, dr. Nikolla Gjorgjievski, drejtor i Klinikës Universitare të Nefrologjisë, rikujton rëndësinë e solidaritetit në aktin e dhurimit të organeve.
“Të gjithë së bashku duhet të jemi solidarë dhe humanë dhe ta mbështesim dhurimin e organeve si aktin më human i cili ndihmon shumë jetë dhe shumë pacientë që kanë nevojë për transplantim të organeve. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që ta rrisin vetëdijen për dhurimin e organeve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ndërsa me ndihmën e të tjerëve ndihmojmë edhe të gjithë shoqërinë tonë, e ndihmojmë shtetin dhe të gjithë sistemin”, thekson dr. Gjorgjievski në video-mesazhin e tij.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/FMfcgzQgMCXNpkZKSQjmpXvthbglGfDx?projector=1