Një incident është regjistruar në Gostivar, ku gjatë kontrollit policor një shofer është larguar me shpejtësi të madhe me automjetin “Citroen” drejt fshatit Forinë. Policia më pas ka konstatuar se automjetin e drejtonte N.K. (29), i cili nuk posedonte patentë shoferi. Ndaj tij do të ngrihet padi për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik.TS