Me datë 13.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.H. (22) dhe M.I. (22) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit të A.S. më 12.05.2026, se para një palestre në Shkup i ishte vjedhur biçikleta. Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse nga nëpunësit policorë, kryerësit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa biçikleta i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume