Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami thotë se aktualisht shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim të numrave, përcjell TV21. Duke komentuar deklaratat e Ziadin Selës në Click Plus në TV21, Kasami tha se do t’i marrin parasysh kërkesat e tij, kur të kenë nevojë.

“Z. Sela nëse është i interesuar të jetë pjesë e qeverisë…sigurisht që ne kemi thënë se për momentin nuk shohim nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, por po të shohim një nevojë të tillë, do t’i konsiderojmë edhe kërkesat e z.Selës. Për momentin them edhe njëherë, nuk është se i kemi konsideruar ne si të tilla..ne..janë ata të cilat i kemi dëgjuar në opinion, që ai i ka bërë, por nuk i kemi konsideruar sepse për momentin nuk vlerësojmë që shumica parlamentare ka nevojë për zgjerim të numrave”, theksoi Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume