Ilija Srdanoviq, bartësi i Listës Studentore që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ka konfirmuar se ishte mobilizuar gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, duke thënë se shërbimin e kishte kryer në territorin e Vojvodinës për mbrojtjen e Serbisë.

Në një intervistë për gazetën kroate 24sata, Srdanoviqi mohoi se kishte marrë pjesë në luftën në Kroaci, ndërsa deklaroi se ishte mobilizuar në vitin 1999.

Ai tha gjithashtu se dëshiron që bashkëpunimin profesional me kolegët nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe vendet e tjera të rajonit ta shtrijë në nivel shtetëror.

“U mobilizova në vitin 1999 për të mbrojtur Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s. U mobilizova në territorin e Vojvodinës. Nuk mora pjesë në luftën në Kroaci, mora pjesë në mbrojtjen e Serbisë gjatë bombardimeve në vitin 1999 në territorin e Serbisë”, deklaroi Srdanoviqi, duke mohuar pjesëmarrjen në luftën në Kroaci.

Deklarata e tij vjen kur Lista Studentore pritet të përfaqësojë një ndryshim politik në Serbi, pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit dhe koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 tetorit.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor, lista e studentëve ka siguruar rreht 140 nga 250 ulëset në Kuvendin e Serbisë.

Kujtojmë, se Vuçiqi, i cili e dominoi politikën serbe për më shumë se një dekadë, ishte anëtar i Partisë Radikale Serbe, të udhëhequr nga Vojisllav Shesheli (i dënuar për krime lufte), dhe ministër i Informimit në qeverinë e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit nga viti 1998 deri më 2000.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume