Një debat verbal në Gostivar ka eskaluar në kërcënime serioze dhe tentim sulmi me mjet të mprehtë.
Sipas policisë, më 11.05.2026 në ora 22:00 në lagjen “Tullana”, është arrestuar E.A. (31) nga Gostivari, pasi ishte denoncuar nga M.D. (24) se pas një debati verbal i kishte kërcënuar atë dhe kushëririn e tij S.D., madje kishte tentuar t’i sulmojë me një mjet të mprehtë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me parashtresë përkatëse.TS