​Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është takuar fshehurazi me Sheikh Khalifa bin Zayed Al-Nahyan gjatë kohës së luftës me Iranin, raporton Reuters.

​Agjencia transmeton njoftimin nga zyra e kryeministrit izraelit, ku thuhet se rezultati i takimit është një “përparim historik” në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emirateve. Ky njoftim është konfirmimi i parë për një takim midis Netanyahut dhe Al-Nahyan.

​EBA-ja është një nga shtetet e pakta arabe që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Ato u vendosën në vitin 2020 përmes Marrëveshjeve të Abrahamit, të nënshkruara midis Izraelit dhe disa shteteve arabe.

​Ky ishte një sukses i rëndësishëm në politikën e jashtme të Benjamin Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume