“Ma qëndis vargun dashuri”, është botimi më i ri i poetes Sadije Aliti, nga Shtëpia Botuese „Lena” nga Prishtina. E përkthyer në disa gjuhë, tani autorja ato i sjell tog në një libër të vetëm, në 21 gjuhë të përkthyera, ku në rend të parë është gjuha shqipe. Kopertinë është e ilustruar me një pikturë të piktores Donieta Kabashi.

Ky libër do të promovohet në kuadër të Akademisë së Jubileut “Katër dekada në dy shekuj veprimtari” – Sadije Aliti, poete, shkrimtare, gazetare, profesoreshë, mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste, aktiviste e sektorit qytetar, që organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Tearcës, Daut Memishi me një pjesëmarrje të botës artistike nga Kosova dhe Shqipëria.

 

 

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume