Qytetarët po marrin mesazhe të rreme nga “Safe City” me mashtrime dhe linqe rë rrejshme. Një mashtrim i ri i madh po përhapet përmes sistemit që qeveria e promovoi si “të sigurt”.

Nëse nuk mund t’i mbrojnë të dhënat dhe sistemin nga sulmet dhe mashtrimet e jashtme, atëherë është mjaft e qartë pse LSDM kundërshtoi futjen e “Safe City”.

Kjo është prova më e mirë se sistemi mund të abuzohet lehtësisht, përfshirë edhe për qëllime politike.

Nëse nuk mund ta mbrojnë atë nga mashtrimet e zakonshme, imagjinoni se çfarë mund të bëjnë kur duan ta përdorin atë kundër kundërshtarëve politikë, opozitës ose qytetarëve që nuk pajtohen.

Kjo është arsyeja pse e shfuqizuan qeverinë teknike me shpejtësinë e dritës.

Qeveria teknike ishte pengesa e fundit që lejonte kontrollin dhe depërtimin në punën e ministrive.

Me shfuqizimin e saj, Mickoski dhe VMRO-OKG duan ta përdorin të gjithë sistemin pa pengesa – pa qenë në gjendje opozita të hyjë në ministri dhe të shohë se çfarë keqpërdorimesh, tenderash dhe abuzimesh po bëhen me paratë e qytetarëve.

Kjo nuk është rastësi, por një plan. VMRO-DPMNE po e shndërron “Safe City” nga një projekt për sigurinë e qytetarëve në një projekt për kontrollin e qytetarëve. LSDM paralajmëroi që në fillim. Pa një ligj për kontrollin e të dhënave, “Safe City” nuk i shërben sigurisë së qytetarëve, por kontrollit partiak dhe monitorimit të opozitës”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume