Departamenti për Kontroll të Brendshëm ka ngritur kallëzim penal ndaj I.D., polic në Manastir, për veprën “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Sipas hetimeve, ai është paraqitur si polic në një ndërmarrje publike dhe ka kërkuar anulimin e një gjobe për parkim të parregullt për veturën e vëllait të tij.
“Ai kishte shkruar ‘MPB’ në arsyetimin për anulimin e gjobës, duke tentuar të paraqesë veturën si pronë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, raporton Tetovasot.
Ndaj tij do të zhvillohet edhe procedurë disiplinore.