Në orët e para të mëngjesit, konkretisht në ora 02:45 në fshatin Çajlë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria R.M. (27) nga Gostivari, pasi gjatë një kontrolli rutinor në trafik është konstatuar se ai drejtonte automjetin “Ford” me targa të Gostivarit pa poseduar patentë shoferi.
Sipas policisë, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit. Tetovasot mëson se kontrollet e shtuara në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të lartë në rajonin e Pollogut.