Në fshatrat Sllatinë, Neproshten, Përshefcë e Dobrosht, kryetari i komunës, Daut Memishi, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë monumenteve të të rënëve.

Në Facebook shkroi se homazhet janë për të kujtuar me respekt e mirënjohje të thellë sakrificën e të rënëve, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i përkushtimit dhe gjakut të tyre.

Më tej Memishi shton se kontributi i tyre është i paharruar dhe mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Ata do të jetojnë përherë në zemrat tona dhe në historinë tonë të lavdishme, si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun”, përfundoi shkrimin e tij kryetari i Tearcës Memishi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume