Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Prilep, ku një 30-vjeçar nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t’ia marrë armën zyrtare një polici.
Sipas policisë, të publikuara nga Tetovasot, incidenti kishte ndodhur pas një aksidenti trafiku, ndërsa i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj efektivëve.
Ndaj tij tashmë është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar.