Më datë 02.05.2026 në orën 12:00, një 38-vjeçar nga R. e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga E.R., me banim në Tetovë. Sipas denoncuesit, ai në disa raste përmes transfertave të shpejta të parave i ka dërguar asaj para në vlerë të përgjithshme prej 18.000 eurosh, pasi e denoncuara e kishte vënë në lajthitje se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Pas kthimit të tij nga jashtë shtetit, e njëjta i ka kumtuar se fëmija nuk është i tij dhe ka ndërprerë komunikimin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume