Gazetari nga Kosova, Valon Syla, ishte i ftuar në emisionin e Alsat, ku komentoi debatet e fundit që lidhen me fenë, shoqërinë dhe deklaratat e tij publike.

Në promovimin e intervistës, Alsat publikoi deklaratën e Sylës: “Çka i duhet hoxhës Mercedesi?! Hoxhallarët po sillen si repera të estradës”, ndërsa gazetari theksoi se kritikat e tij nuk janë kundër fesë, por kundër hipokrizisë.

“Unë fenë nuk e ofendoj, e ofendoj dyfytyrësinë në fe”, deklaroi Syla gjatë intervistës, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume