Kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK’së, Xhemë Rexhepi.

Lushtaku ka kujtuar festimin e ditëlindjes së tij më 6 prill, duke thënë se nuk e kishte ditur se do të ishte hera e fundit që do të takoheshin.

Postimi plotë:

Me dhimbje e mërzi të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Xhemë Rexhepi.

Më 6 Prill ishim bashkë për t’i uruar ditëlindjen, duke kujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e tij, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta takoja.

Xhemë Rexhepi ishte luftëtar i tri luftërave dhe për mbi 18 vite jetoi si invalid, duke mbajtur me dinjitet shumë plagë të lirisë. Ai nuk u dorëzua kurrë, mbeti gjithmonë i fortë, duke u kthyer në shembull për bindjet e tij të palëkundura.

Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm, ashtu sikurse kontributi i tij për lirinë që e gëzojmë sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
SL

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume