Portali TetovaSot ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar tre studentë shqiptarë gjatë protestës që po zhvillohet në Shkup.

Në video shihet ndërhyrja e forcave të rendit dhe shoqërimi i studentëve nga vendi i protestës, e cila po mbahet në mbështetje të kërkesës për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa protesta është zhvilluar me pjesëmarrje të madhe studentësh dhe qytetarësh. Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare lidhur me arsyet e arrestimeve.

TetovaSot raporton se pamjet e siguruara janë nga momenti i ndërhyrjes së policisë dhe arrestimit të tre studentëve gjatë protestës.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume