Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për protestën e paralajmëruar të studentëve që do të mbahet sot në Shkup, duke u bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar masivisht.
Në mesazhin e saj të shkurtër por të fuqishëm, Osmani ka theksuar rëndësinë e patjetërsueshme të mbrojtjes së identitetit dhe gjuhës amtare.

“Gjuha shqipe është e shenjtë! Ngrihu në mbrojtje të saj!” – shkruan ajo në profilin e saj zyrtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume