Një zjarr i madh ka shpërthyer në një market në Gostivar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë, zjarri ka përfshirë hapësirën ku mbaheshin ambalazhe dhe paketime kartoni në rrugën “Bregu i Vardarit”.

“Nga zjarri janë dëmtuar një traktor IMT 539, një veturë ‘Volkswagen Passat’, dy kondicionerë, një gjenerator dhe një pjesë e fasadës së objektit”, thuhet në raport.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume