Nga Qendra për Menaxhim me Kriza theksojnë se deri në ora 14:00, janë regjistruar tetë zjarre në hapësira të hapura.

Prej tyre, tre janë ende aktive, kurse katër tjera janë shuar.

Nga zjarret aktive, i pari është në fshatin Gari të Dibrës, tjetri është në lagjen “Pero Çuço” në Kumanovë, dhe tjetri në deponinë e Pehçevës.

Kujtojmë se nga 1 korriku, për shkak të rrezikut nga zjarri, do të ndalohet lëvizja në pyje dhe do të zgjasë deri në fund të muajit gusht.

Ndalesa nuk ka të bëjë me parqet nacionale ose Vodno, ndërsa leje për lëvizje mund të jepet nga MPB-ja dhe NP “Pyjet Nacinale”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume