Kreu i LDK’së është deklaruar përmes një conference për media pas rezultateve preliminare të KQZ-së, ku e vendosi LDK’në mbi 17 përqind.

Abdixhiku deklaroi se zgjedhjet e sotme treguan se humbja e rreth 200 mijë votave nga LVV është tregues i një refuzimi të këtij stili qeverisës.

“Sot pamë një refuzim të qartë të këtij stili qeverisës. Humbja e rreth 200 mijë votave nga partia që deri dje qe në pushtet, është sinjal që nuk duhet të injorohet. Ky popull po thotë qartë që e refuzon përcarjen, po kërkon kompromis, stabilitet, zhvillim ekonomik.

Prandaj, LDK qysh nga nesër do të angazhohet me seriozitet të plotë në ndërtimin e një platforme politike që i shërben politikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume