Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë pjesëmarrjes në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë, ka theksuar se fuqia e organizatës qëndron te uniteti, përkushtimi dhe besimi në vlerat që kanë udhëhequr partinë përgjatë gjithë rrugëtimit të saj politik.

Ahmeti vlerësoi se Zhelina dëshmoi edhe një herë mbështetjen dhe organizimin e fuqishëm të strukturave partiake, duke theksuar se BDI mbetet e fortë, e organizuar dhe e vendosur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët, njofton TS.

Ai uroi strukturat e reja të zgjedhura në degën e Zhelinës, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe veprimtarët që, sipas tij, vazhdojnë të japin kontribut në forcimin e familjes politike të BDI-së.

“Forca e organizatës sonë qëndron te uniteti, përkushtimi dhe besimi në vlerat që na kanë udhëhequr në çdo etapë të rrugëtimit tonë”, ka shkruar Ahmeti pas Kuvendit Zgjedhor në Zhelinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume