Anglia nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Ganës, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

“Tre Luanët” barazuan pa gola ndaj Ganës, duke mos arritur ta thyejnë mbrojtjen e afrikanëve.

Përkundër barazimit, Anglia prin në grupin L me katër pikë, aq sa ka edhe Gana në vendin e dytë.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Panamaja dhe Kroacia, që e luajnë ndeshjen e tyre pas mesnate.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume