E ardhmja e Ansu Fatit duket larg Barcelonës.

Sulmuesi spanjoll e ka dhënë miratimin e tij për ta vazhduar karrierën te Monaco, me klubin francez që është gati ta aktivizojë opsionin e blerjes dhe ta transferojë përfundimisht.

Sipas raportimeve, Monaco do t’i paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Barcelona do ta ruajë gjithashtu një përqindje nga një shitje e mundshme e ardhshme.

Klubi nga Principata po e përgatit një kontratë afatgjatë për Fatin, e vlefshme deri në vitin 2030, çka e tregon besimin e madh që e ka ndaj tij pas paraqitjeve pozitive gjatë sezonit të kaluar.

Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, të shoqëruar nga dëmtime të shumta dhe mungesë vazhdimësie, 23-vjeçari duket se e ka rigjetur formën dhe besimin te Monaco.

Gjatë sezonit të fundit ai e pati një rol të rëndësishëm në skuadër dhe arriti t’i bindë drejtuesit francezë që ta blejnë përfundimisht.

Për Barcelonën, largimi i Fatit përfaqëson gjithashtu një lehtësim të rëndësishëm financiar, pasi klubi synon ta ulë faturën e pagave dhe të krijojë hapësirë për afrime të reja gjatë afatit kalimtar të verës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume