Policia e Gostivarit ka arrestuar T.XH. (50) pasi gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e tij janë gjetur rroba që lidhen me një vepër grabitjeje, si dhe dy rrënjë kanabisi të mbjella në një saksie. Sendet janë sekuestruar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS