Më 7 qershor 2026, në ora 11:30, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit arrestuan E.F. (32) nga Gostivari, i cili kërkohej me fletarrest në bazë të një urdhërese gjyqësore për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.TS