Tetovasot raporton se në ora 16:35 policia arrestoi J.M. (49), i cili kërkohej për shkak të dyshimeve se kishte shkelur vendimet e Qendrës për Punë Sociale lidhur me takimet me fëmijët.
Sipas denoncimit, ai vazhdimisht kishte shkuar para banesës së bashkëshortes së tij, kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe e kishte përndjekur atë për një periudhë më të gjatë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.