Më 28.06.2026, në ora 01:20, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar S.G. (51) nga fshati Taor i Shkupit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj Zh.G. (48).

Sipas policisë, më 26 qershor S.G. kishte raportuar në stacionin policor se Zh.G., me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi, ishte larguar nga banesa. Një ditë më vonë, më 27 qershor, ai njoftoi policinë se e kishte gjetur të vdekur pranë fshatit Letevc, në rajonin e Shkupit.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore dhe prokurori publik. Trupi i viktimës, i cili ndodhej në fazë të dekompozimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Pas bisedës zyrtare me të dyshuarin, ai është privuar nga liria. Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe Z.M. (62), G.B. (64) dhe M.D. (69).

Nën koordinimin e prokurorit publik po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume