Policia e Tetovës ka arrestuar B.A. (37) nga Tetova, pas një denoncimi nga ish-partnerja e tij 38-vjeçare. Sipas kallëzimit, ai e kishte ndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht, ndërsa në një parking në Tetovë dyshohet se i ka hyrë me forcë në veturë dhe i ka marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume