Profesoresha universitare dhe veprimtarja politike Arta Toçi ka reaguar me një postim të ashpër në rrjetet sociale lidhur me debatet e fundit për emrat e rrugëve dhe çështjet identitare në Tetovë informon Tetovasot.

Në reagimin e saj, Toçi ka shkruar: “Duke i mbrojtur flamingot e Zvërnecit, tetovarëve iu erdhi Tito në sheshin e qytetit!”

Deklarata e saj vjen në kohën kur në opinion vazhdojnë debatet rreth identitetit, trashëgimisë historike dhe vendimeve që prekin simbolikën publike në Tetovë.

Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe komentues kanë dhënë qëndrime të ndryshme lidhur me mesazhin e profesoreshës.

Debatet për simbolet historike dhe identitare në Tetovë janë intensifikuar ditët e fundit, veçanërisht pas polemikave rreth emrave të rrugëve dhe figurave që përfaqësohen në hapësirat publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume