Bajram Rexhepi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me çështjen e emërtimit të rrugëve dhe shesheve në Tetovë informon Tetovasot.

Rexhepi ka krahasuar situatën aktuale me atë të vitit 2007, duke vlerësuar se edhe qeveria e asaj kohe nuk kishte “legjitimitet etnik” dhe, sipas tij, ishte përpjekur të pengonte vullnetin e qytetarëve të Tetovës për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve.

“Edhe qeveria e vitit 2007 ka qenë pa legjitimitet etnik, prandaj u mundua të sabotojë vullnetin absolut të tetovarëve për të ndryshuar emrat e rrugëve dhe shesheve. Dëmi që vazalët u shkaktojnë shqiptarëve është afatgjatë dhe alarmues”, ka shkruar Rexhepi.

Postimi i tij vjen në kohën kur çështja e emërtimit të rrugëve në Tetovë ka nxitur reagime dhe debat politik dhe protesta.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume