Bajram Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat është poshtërues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme!
Bajram Rexhepi nga BDI, e cilësoi si poshtërues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Ai kërkoi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës për të diskutuar për rikthimin e emrave të shesheve dhe rrugëve ashtu siç kanë qenë me vendimin e vitit 2007 të Këshillit të Komunës së Tetovës.
I menjëhershëm ishte edhe ragimi i Komunës së Tetovës, të cilët theksuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është orkestruar nga nga ata që duan të ndjellin tensione ndëretnike. Tutje nga Komuna akuzuan BDI-në se për dy dekada në pushtet nuk e ka zgjidhur çështjen e emërtimit të rrugëve dhe shesheve, duke e lënë problemin të pazgjidhur.