Policia e Tetovës ka arrestuar një 59-vjeçar pas një denoncimi për dhunë në familje.
Më 17 qershor rreth orës 20:30, Sh.E. (59) nga Tetova është ndaluar nga policia pasi bashkëshortja e tij 50-vjeçare denoncoi se ai kishte tentuar ta sulmonte fizikisht pas një debati të shkurtër në shtëpi.
Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.03 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS