Një tjetër rast shqetësues i dhunës familjare është regjistruar pas mesnate në fshatin Koritë.

Siç raporton Tetovasot, një 61-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij Sh.A., i cili gjithashtu e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe i ka dëmtuar telefonin celular.

Menjëherë pas denoncimit policia e gjeti dhe arrestoi të dyshuarin, ndërsa ndaj tij do të pasojnë procedurat ligjore përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume