Një incident i dhunshëm është regjistruar në pikën pagesore të Zhelinës në autostradën Shkup-Tetovë. Policia arrestoi A.R. (41) nga Dobërdolli, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë N.Xh. (28) nga Reçica e Vogël. Ndërhyrja e policisë në vendngjarje ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.TS