Policia e Shtipit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 40-vjeçari për veprat penale “Rrezikim i sigurisë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas hetimeve, ai fillimisht e ka kërcënuar partneren e tij jashtëmartesore përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka shkaktuar zjarr duke përdorur lëndë ndezëse.TS