Një rast shqetësues dhune mes të miturve është raportuar në Gostivar.

Një 29-vjeçare nga Çajla ka denoncuar se djali i saj 8-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një 14-vjeçar nga e njëjta lagje. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën “Nikolla Parapunov”.

Sipas denoncimit, i njëjti i mitur më herët kishte sulmuar fizikisht edhe vajzën 8-vjeçare të familjes. Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume